Telegrafi

​“Nolito do të ishte lojtar i madh për Barcelonën”

Editorial use only. No merchandising. For Football images FA and Premier League restrictions apply inc. no internet/mobile usage without FAPL license - for details contact Football Dataco Mandatory Credit: Photo by BPI/REX Shutterstock (5367732cr) Spain's Nolito during the International Friendly match between Spain and England played at the Estadio Jose Rico Perez, Alicante, Spain on November 13th 2015 Football - International Friendlies 2015 Spain v England - 13 Nov 2015

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do ta mirëpriste transferimin e sulmuesit të Celta Vigos, Vigo Nolito.

Kampionët e Spanjës synojnë që gjatë kësaj verë ta blejnë yllin e Celta Vigos, raporton KosovaPress.

Pique thotë se klubi vendos nëse do ta blejë ose jo spanjollin, por sipas tij, Nolito do të ishte një përforcim i madh për “Blaugranat”.

“Të thuash se Nolito duhet do të vijë apo jo në Barcelonën nuk është punë e imja. Unë nuk e di nëse ai do të nënshkruajë për ne, kjo nuk është punë e imja”, ka thënë Pique.

“Por ai do të ishte një lojtar i madh për klubin tonë”, ka theksuar mbrojtësi spanjoll.