Site icon Telegrafi

​NATO: Rusia të lirojë menjëherë marinarët dhe anijet ukrainase

NATO i kërkojë Rusisë të lirojë menjëherë marinarët ukrainas dhe anijet e kapura në Ngushticën e Kerçit dhe të garantojë akses të pandërprerë për Ukrainën në portet që ndodhen në Detin Azov, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës ushtarake kundër anijeve ukrainase dhe personelit detar. Pra i kërkojmë Rusisë të lirojë menjëherë marinarët ukrainas dhe anijet që ka kapur dje, si dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje”, tha Stoltenberg.

Ambasadorët e NATO-s, të cilët zhvilluan një takim special më homologun e tyre ukrainas i bënë thirrje Rusisë të garantojë akses të papenguar në portet ukrainase dhe të lejojë lirinë e lundrimit për Ukrainën në Detin Azov dhe Ngushticën e Kerçit.

“Ky incident na kujton se është duke u zhvilluar një luftë në Ukrainë. Rusia duhet të kuptojë se këto veprime kanë pasoja”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version