Telegrafi

​Mourinho pas yjeve të Atleticos dhe Realit

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është duke synuar të blejë sulmuesin e Real Madridit, James Rodriguez dhe yllin e Atletico Madridit, Antonie Griezmann.

Sipas mediave angleze, tashmë tekniku portugez i garantuar kolumbianit vendin e titullarit në formacionin e ‘Djajve të Kuq’.

Mourinho do të provojë që në afatin e janarit ta sjell në ‘Old Trafford’, James-in, edhe pse thuhet se akoma nuk ka asnjë marrëveshje mes Unitedit dhe Real Madridit.

Mourinho është duke e monitoruar edhe francezin e Atletico Madridit, Antonio Griezmann, për të cilin thuhet se strategu portugez është duke përgatitur një super ofertë për francezin verën që vjen.