Telegrafi

​Messi, problem për rinovimin me Barçën, City e PSG gati të zbrazin xhepat

Për të mbajtur futbollistin më të mirë në planet, ndoshta edhe të të gjitha kohërave, duket se nuk është një mision i lehtë dhe këtë ka filluar ta kuptojë kohët e fundit Barcelona.

Edhe pse është një klub me financa të shëndosha, Barcelona duket se ka probleme me rinovimin e kontratës së argjentinasit, skandeca e kësaj aktuale është në vitin 2018.

“Pleshiti” fiton plot 48 milionë euro të pastra në sezon dhe kjo është një shifër që thyen të gjitha rregullat e “fair playt’ financiar të vendosur nga UEFA.

Përfitimi sezonal që merr Messi kalon 65% të limitit të lejuar dhe në këto kushte katalanasit duhet të gjejnë një zgjidhje alternative.

Shumë klube, si Manchester City apo PSG, janë gati të zbrazin kasafortat e tyre për shërbimin e Leos, por Barcelona është e qartë që nuk ka ndërmend të privohet nga shitja e argjentinasit, por ndërkohë me shumë gjasa një tjetër yll i skuadrës mund të sakrifikohet në verën e ardhshme.