Site icon Telegrafi

​Merkel: Të zgjidhet sa më shpejt presidenti i KE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi që të merret një vendim i shpejt në lidhje me postin më të lartë në Bashkimit Evropian.

I ashtuquajturi sistemi i “Spitzenkandidaten”, ose kandidati kryesor, u fut në vitin 2014 në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e votuesve.

Tani duhet të përcaktohet se kush do të marrë vendin e presidentit të Komisionit Evropian, por për këtë nuk ka një opinion të përbashkët përmes bllokut.

Liderët e BE-së do të takohen nesër në një përpjekje të parë në takimin e parë të BE-së, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që solli humbje për partitë kryesore centriste. Merkel tha se “shpreson të arrihet një konsensus në lidhje me presidentin e KE-së në fillim të qershorit, kur të mblidhet Parlamenti i ri i BE-së”./ATSH/

Exit mobile version