Telegrafi

​Mërgim Mavraj “hyn në politikë”, nis të kërkojë vota (Foto)

Mavraj është kthyer në një nga lojtarët më të pëlqyer nga fansat, jo vetëm për atë që jep në fushë, por edhe mesazhet e tij shumë simbolike në rrjetet sociale.

Por Mavraj ka edhe një sens të hollë ironie. E në këtë mënyrë ai ka vendosur t’i “hyjë politikës”.

Lajmi në fakt është një shaka e vetë Mavrajt i cili ka postuar në “Facebook” një foto nga podiumi ku kryeministri Rama foli në hollin e kryeministrisë, ku priti kombëtaren pas largimit nga Franca.

“Oh popull, jam gati për zgjedhjet e ardhshme!!!#Voto15”, shkruan ai në profilin e tij teksa poston një foto nga podiumi dhe jep numrin 15, që nuk është gjë tjetër veçse numri i fanellës së tij.