Site icon Telegrafi

​Mercenarët serbë rrisin tensionet mes Ukrainës dhe Serbisë

Serbia ka thirrur për sqarime ambasadorin e saj në Kiev, pasi Ukraina shprehu shqetësimin e saj të thellë për çështjen e “mercenarëve” që luftojnë përkrah rebelëve prorusë në lindje të këtij shteti.

Në përfundim të diskutimeve në Beograd me ambasadorin, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic  deklaroi për median se ka patur tensione në marrëdhëniet me Ukrainën.

“Dua të bëj të qartë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës”, pohoi më tej ministri cituar nga televizioni N1.

Thirrja e ambasadorit u bë të mërkurën pas asaj të ambasadorit të Ukrainës në Beograd,  kryesisht për konsultime.

Këto të fundit që u mbajtën në Kiev, ishin të përqëndruara në problemin e mercenarëve serbë që luftojnë në radhët e ushtarëve terroristë rusë në Lindje të Ukrainës, bëri të ditur në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

“Përveç kësaj, Ukraina është mjaft e shqetësuar për kontaktet e paligjshme të përfaqësuesve të Serbisë me Krimenë e pushtuar”, duke iu referuar gadishullit ukrainas i bashkuar në mënyrë të njëanshme në marsin e 2014 me Rusinë’’, vijoi ai.

Exit mobile version