Melania Trump kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër revistës ”People Magazine” dhe një ish-gazetareje për publikime “të pavërteta dhe tërësisht të trilluara”.
Bashkëshortja e kandidatit republikan, Donald Trump hodhi poshtë se ka takuar apo biseduar në Nju Jork me gazetaren Natasha Stoynoff, e cila postoi në Twiteer një letër të avokatit të saj, që i kërkon kësaj të fundit të “përgënjeshtrojë dhe kërkojë ndjesë” në lidhje me citimet në artikullin e saj.
Në të kundërt, ajo kërcënoi se do të marrë në konsideratë vijimin me procedurat ligjore.
“E vërteta qëndron kështu, zonja Trump nuk ka takuar për asnjë rast Stoynoff në rrugë apo të ketë pasur ndonjë formë komunikimi me të”, shkruan avokati Charles Harder.
”Ato të dyja nuk janë shoqe, nuk kanë qenë kurrë më parë, as nuk kanë të njohur të përbashkët”, theksoi ai. Zyra e avokatisë i kërkoi revistës dhe gazetares që këto kërkesa të merren në konsideratë brenda 24 orëve të fundit, në mungesë të këtij veprimi zonja Trump do të vijojë procedurat ligjore.