Site icon Telegrafi

​Mediat italiane: Tifozët janë lojtari i 12-të i Shqipërisë

Si finaliste e Evropianit, Shqipëria tërheq vëmendjen e mediave sportive ndërkombëtare, të cilat kanë pasqyruar gjerësisht ndeshjen miqësore të zhvilluar në Bergamo ndaj Ukrainës.

Më të interesuara për këtë ndeshje kanë qenë mediat italiane, që nga “Sportmediaset”, “La Repubblica” e deri tek “Tuttomercato”.

Artikujt kanë një emërues të përbashkët; tifozerinë. Mediat italiane vlerësojnë atmosferën e krijuar nga tifozeria në stadiumin “Atleti Azzurri”, një atmosferë që mund të përsëritet edhe në Francë, sipas tyre.

“Tifozët janë lojtari i 12-të i Shqipërisë”, shkruajnë njëzëri ato. Sa i takon lojës në fushë, në të gjithë artikujt bihet dakort që gabimet dhe mungesa e eksperiencës shkaktuan humbjen për djemtë e De Biasit.

Ndeshja është paraqitur thuajse në të njëjtin këndvështrim edhe nga media të tjera ndërkombëtare, mes të cilëve edhe Goal.com.

Exit mobile version