Mesfushori brazilian po kalon muajt e fundit në Anfield.
Lucas Leiva pritet të kthehet në vendlindje më saktësisht te ish-skuadra e tij Gremio.Mesfushori 30-vjeçar ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jurgen Klopp, derisa gjatë afatit kalimtar të janarit ishte pranë kalimit te Interi në Serie A, por marrëveshja dështoi në çastet e fundit.
Sipas medieve në Angli, Leiva tani do t’i bashkohet Gremios, skuadër me të cilën ka luajtur nga viti 2005 deri më 2007, ku më pas u transferua te Liverpooli.
Leiva ka 233 paraqitje me The Reds dhe ka realizuar vetëm një gol.