Site icon Telegrafi

​Kurti: Baca Adem kishte ndikim të jashtëzakonshëm në mua

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se me vdekjen e Adem Demaçit nuk ka vdekur një njeri, por ka shkuar një epokë, një histori që do mbetet përgjithmonë me popullin tonë.

Ai thotë se me të ka kujtime të panumërta dhe pranon se ishte me ndikim të jashtëzakonshëm tek Albini, si person, por edhe tek Lëvizja Vetëvendosje.

Pas një vizite që bëri në shtëpinë e tij në orët e vona, të natës kur Demaçi ndërroi jetë, Kurti tha se vepra e pa-përthekueshme e Bacës Adem do jehojë edhe shumë breza pas nesh.

“Ai është njeriu që aq shumë ka ndikuar te të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare, legal e ilegal, paqësor e të armatosur. Dhe, është në plejadën e Rilindësve tanë, me ndikim të jashtëzakonshëm edhe në mua si person por edhe në lëvizjen të cilës i përkas”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version