Site icon Telegrafi

​Kryeministri belg: Sulmuesi i Liezhit i përmendur në raportet e sigurisë

Sulmuesi që ka qëlluar sot në qytetin belg Liezh, duke vrarë tre persona dhe i cili pastaj u qellua nga policia, është përmendur në mënyrë indirekte në raportet e sigurisë shtetërore, tha sot kryeministri belg, Charles Miller.

Sipas tij, emri i sulmuesit të identifikuar si Benjamin Herman, 36 vjeçar, është shfaqur në raportet e sigurisë për personat e radikalizuar “në njoftime që nuk lidhen kryesisht me të, por me persona të tjerë, apo situata të tjera”.

Ndryshe, dy policë dhe një kalimtar janë vrarë sot nga të shtënat në qendër të Liezhit, ndërsa  sulmuesi, i cili është vrarë, para sulmit kishte thirrur “Allahu ekber”. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version