Telegrafi

​Kompani të fuqishme të interesuara për investime në Kosovë

Në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në botë, udhëheqësi i departamentit për investimet e diasporës, Naim Dedushaj dhe nënkryetari i rrjetit të bizneseve shqiptare në botë, Elmi Berisha kanë sjellë për herë të parë në Kosovë duke realizuar edhe takime të frytshme, përfaqësues dhe pronarë të kompanive të fuqishme ndërkombëtare me bazë në ShBA, Australi dhe Kinë, përkatësisht CITIC HEAVY INDUSTRIES Co, Ltd dhe American Irish Investment Group.

Ky njoftim ka ardhur nga Ministria e Diasporës e cila shpjegon se që të dy këto kompani të specializuara në fushën e minierave dhe energjetikës kanë ardhur në Kosovë me ndërmjetësimin e Elmi Berisha nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në ShBA, për të ngritur kapacitetet në fushat përkatëse, e tëra në kontribut të zhvillimit më të qëndrueshëm ekonomik të vendit, transmeton kp.

Në komunikatë thuhet se kompanitë kanë shprehur interesimin e tyre për investime milionëshe në këto dy fusha marrë parasysh kapacitetin e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Ditët në vijim, ky delegacion do të takohem me të gjithë ministrat përkatës të Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu që të dakordohet agjenda për fillimin e mundshëm të investimeve të planifikuara.