Telegrafi

​Juve dhe Allegri vazhdojnë bashkëpunimin?

Është folur shumë së Massimiliano Allegri në fund të këtij sezoni do të largohet nga Juventusi, por siç raportojnë mediat italiane, tekniku italian do të mbetet në Torino.

Gjiganti italian dëshiron që të vazhdojë ‘martesën’ me ish-trajnerin e Milanit është për disa vite.

‘Zonja e Vjetër’ synon ta mbajë Allegrin në krye të skuadrës deri në vitin 2019, madje, rinovimi mes dy palëve mund të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Ndryshe, strategu italian është i lidhur me transferimin në Angli tek Arsenali, pasi që e ardhmja e Arsene Wengerit tek ‘Topçinjtë’ është në dyshim.