Stevan Jovetic do të rikthehet te Interi.
Mediet italiane raportojnë se klubi spanjoll, Sevilla nuk është e interesuar që ta blejë kartonin e plot të lojtarit.
Jovetic sezonin e fundit luajti tek Sevilla në formë huazimi, por duket se lojtari përsëri do të vesh fanellën e “Nerazurëve”, edhe pse Jovetic është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane.
Për lojtarin Sevilla bëri një ofertë aspak joshëse, çka Interin e detyron të bisedojë me klube tjera.
Sipas agjentit Fali Ramadani ka disa klube të interesuara nga kampionate të ndryshme. /Telegrafi/