Telegrafi

​Ja sa para kërkon Real Madridi për Jamesin

Real Madridi është i gatshëm ta shes sulmuesin James Rodriguez, madje, tashmë ‘Los Blancos’ kanë vendosur çmimin për kolumbianin.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi e ka informuar Manchester United për çmimin e shitjes së James Rodriguez.

Skuadra ‘merenguese’ kërkon 66.7 milionë euro për ylli kolumbian. Presidenti i Realit, Florentino Perez është i vendosur së nuk do të lejoj largimin e ish-anëtarit te Monacos nga “Bernabeu” pa paguar çmimin e sipër përmendur.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Ndryshe, përveç Cityt, interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Manchester United dhe Paris St-Germain .Është raportuar se 24 vjeçari mund të largohet për 33 milionë euro, por siç shkruajnë mediat iberike, Perez kërkon 66.7 milionë euro, në të kundërtën kolumbiani do të mbetet në Madrid.