Site icon Telegrafi

​Ish-presidenti ukrainas dënohet për tradhti

Ish-presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, i strehuar në Rusi që prej rrëzimit nga pushteti në vitin 2014, pas një kryengritje popullore pro-perëndimore, u dënua në mungesë sot me 12 vite burg për tradhti të lartë në Ukrainë.

“Gjykata e Kievit, vendosi të njohë fajtor Janukoviçin, 68 vjeç, si dhe ta dënojë me 13 vite burg”, njoftoi gjyqtari Vladislav Deviatko.

Sipas gjykatës, nëpërmjet këtyre veprimeve të paligjshme dhe të paramenduara, Janukoviçi ka kryer një krim që dëmton themelet e sigurisë kombëtare ukrainase një tradhti të lartë.

“Ish-drejtuesi ukrainas është njohur gjithashtu fajtor për bashkëpunim në krijimin e një lufte agresive kundër Ukrainës”, sipas këtij gjyqtari.

Exit mobile version