Dy gjigantët italianë mund të shkëmbejnë sulmuesit, Mauro Icardi dhe Lorenzo Insigne.
Napoli ka kohë që po interesohet për Icardin, por çdo ofertë që i ka bërë Interit deri më tani është refuzuar.
Në sulmin e fundit për argjentinasin, Napoli i ka ofruar klubit nga Milano 70 milionë euro dhe lojtarit një pagë prej 6.5 milionë eurove në vit.
Siç raporton ‘Gazetta dello Sport’, tash edhe ‘zikaltërit’ janë vënë në kërkim të Insignes dhe për të janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro.Ndonëse të klubet i kanë konsideruar këta dy futbollistë të pashitshëm deri më tani, mund të ndodhë që të ulen dhe të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje që do t’i konvenonte të gjitha palëve.