Telegrafi

​Haxhiu: Protesta, rruga e vetme dhe e domosdoshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se në takimin e sotëm kanë diskutuar për “aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij”.

“Bashkë me Glaukun, Arben Vitia dhe Leonora Shabani Bajraktari, ishim në tubim me aktivistët e pikës Medrese.

Diskutuam për aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij.

Rruga e vetme dhe e domosdoshme #protestat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputetët e Vetëvendosej dhe aktivistët e saj, janë duke mbajtur takime të shumta me për t’u organizuar në protestën që kanë njoftuar se do ta mbajnë kundër nismës së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.