Telegrafi

​Haradinaj: Qytetarë dhe policë të mobilizohemi që të mundim tragjeditë në komunikacion

Aksidentet e shumta me fatalitet kanë bërë që të reagojë kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj ka shkruar se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranon lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbin jetën të rejat dhe të rinjtë tanë.

Ai ka apeluar te çdo qytetar që këto ditë feste të mbajnë gëzim e lumturi e jo të shkaktojnë dhimbje.

“Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilentë dhe të pa-kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë, të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të premten në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj kanë humbur jetën dy femra, ndërsa janë lënduar edhe dy pasagjer që ishin në veturë, ndërkaq sot një 13 vjeçar ka vdekur ndërsa një 3 vjeçare e lënduar nga pakujdesia e vozitësve në trafik.

Policia vazhdimit apelon tek ngasësit që të përshtatin shpejtësinë./Telegrafi