Telegrafi

Guardiola gati të godasë Bayern Munichun, Vidal në radarin e tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola duket se është i etur për mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

Sipas mediave angleze, tekniku spanjoll është duke e monitoruar situatën e kilianit tek ‘Bavarezët’, edhe pse ky operacion duket i vështirë për shkak se 29-vjeçari konsiderohet lojtar i rëndësishëm i kampionëve të Gjermanisë.

Megjithatë, thuhet se Guardiola, i cili ka punuar me lojtarin tek gjiganti gjerman, do të provojë në verën që vjen kilianin ta bind që ta transferojë në Angli.

Vidal me Bayern Munich ka kontratë deri në vitin 2019.