Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, përveç që janë shoqe shumë të mira dhe kalojnë kohë bashkë, ato edhe kur punojnë janë së bashku. Të dyja bukuroshet janë modele të “Victoria Secret”.
Tapeti i kuq në “Alice Tully Hall” të New Yorku-t u shndërrua në një pistë mode, ku modele profesionale si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner parakaluan.
Gigi Hadid, dukej shumë bukur me flokë të kapura dhe me një fustan me lule i cili ishte i gjatë deri tek zogu i këmbës.
Ndërsa Kendall Jenner, i kishte ekspozuar këmbët e saj më shumë, duke veshur një fustan rozë të hapur që i rrinte bukur. /Telegrafi/