Familja e ish-biznesmenit shqiptar, Remzi Hoxha, i zhdukur 24 vite më parë në Shqipëri, ka njoftuar se më 21 tetor do të mbajë një konferencë, ku do të shprehet zhgënjim ndaj qeverisë shqiptare që nuk ka bërë asgjë për zbardhur fatin e Remziut.
Njoftimi i familjes Hoxha:
Të nderuar,
Me 21 tetor mbushen plot 24 vite nga zhdukja e babait tim Remzi Hoxha. Me këtë rast do mbahet konferencë për media ku:
do shprehim zhgënjimin tonë edhe me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatit të babait tim;
do ju njoftojmë për mosangazhimin e Sajmir Tahirit në kapjen e Budjon Meçes derisa ai ishte gjallë; dhe
do ju njoftojmë për dokumentarët që po fillojmë rreth figurës së babait tim dhe misterit të zhdukjes së tij.
Jeni të mirëseardhur të hënën, 21 tetor 2019, në orën 10:00,
në hotel The Plaza Tirana, në dhomën e konferencave Dora D’istria.
Me respekt,
Familja Hoxha.