Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka zbuluar se ai është në kontakt të rregullt me yllin e Barcelonës, Lionel Messin.
Cesc, i cili më parë ka luajtur me Messin tek Barcelona, thotë se ka folur me argjentinasin pas lëndimit që pësoi të mërkurën gjatë ndeshjes Barcelona-Atletico Madrid (1-1).
Spanjolli tha se Messi është mirë dhe nuk është i shqetësuar për lëndimin e pësuar. Fabregas thotë se Barça është i vetmi klub që e di se si të kujdeset për Messin.
“Kam folur me Messin dhe ai më tha se ai është mirë. Unë nuk e kam vrejtur se ai është i shqetësuar”, tha Fabregas.“Barça është klubi i vetëm në botë që e di se si të kujdeset për Messin”, theksoi Fabregas.
Messi për shkak të lëndimit pritet të jetë jashtë fushës për tri javë.