Site icon Telegrafi

​Enrique i bindur që Mascherano nuk largohet

Luis Enrique beson që Javier Mascherano shumë shpejtë do të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Në fillim të afatit kalimtar veror është përfolur shumë se Javier Mascherano do të largohet nga Barcelona dhe do të transferohet në Serie A te Juventusi.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth transferimeve

Por, pas dështimi të këtij transferimi lojtari vendosi që të qëndronte në ‘Camp Nou’ dhe sipas, trajnerit të Barcelonës, Mascherano shumë shpejt do ta vazhdojë kontratën.

“Mascherano është një lojtar kyç për ne. Jemi në negociata për vazhdimin e kontratës dhe shpresoj që shumë shpejtë të arrijmë marrëveshje. Gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit”, ka deklaruar Enrique për ‘Mundo Deportivo’.

Exit mobile version