Talenti turk i Borussia Dortmundit ka treguar synimin që ka për të ardhmen.
Emre Mor i është bashkuar Dortmundit në verën e shkuar dhe me talentin e tij të jashtëzakonshëm po mahnit të gjithë në Gjermani.
Përkundër faktit që nuk është mbushur ende një vit prejse Mor është pjesë e verdhezinjëve, 19-vjeçari i ka vënë vetes një synim. Ai ëndërron që një ditë të jetë pjesë e Real Madridit.
“Dortmundi është një prej klubeve më të mëdha në botë. Këtu po mësoj shumë gjëra”, ka thënë ai për gazetën turke Hurriyet.
“Mirëpo dëshira ime është që një ditë të luaj për Real Madridin dhe të bëhem një yll i futbollit. Kjo mbetet ëndrra ime më e madhe ta shoh veten me fanellën e Realit edhe pse është shumë herët për të arritur një gjë të tillë”, ka theksuar Mor.