Telegrafi

​E përdhunojnë në koncert, vajza hedh në gjyq reperët Drake dhe Future

Një vjazë ka hedhur në gjyq dy reperët e njohur Drake dhe Future pasi u përdhunua në një prej koncerteve të tyre.

Vajza, që preferon të ruajë identitetin tregon se u mashtrua nga një djalë, i cili do ta conte për të takuar reperët në prapaskenë.

Pas kësaj, ai ka abuzuar seksualisht me të. Kështu, 28-vjecarja ka denoncuar yjet duke i kërkuar 25 milionë dollarë sepse i kanë shkaktuar dëm fizik dhe psikologjik.

Sipas saj, masat e sigurisë ishin shumë të ulëta dhe ka ndodhur një sulm i tillë, që konsiderohet i tmerrshëm. Ngjarja e ndodhur në Nashville pritet të shqyrtohet nga ana e gjykatës. /KP/Telegrafi/