Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy aksidente komunikacioni, janë lënduar dy këmbësorë.
Aksidenti i parë ka ndodhur në Gjakovë në Rrugën “Xhafer Lipoveci”, ku lëndime ka marrë një femër.
“Rr. Xhafer Lipoveci, Gjakovë 30.11.2018-14:15. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësoren-viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti shkon në procedure të rregullt”, njofton Policia.
Kurse aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Gerlicë të Ferizajt, ku i lënduar ka mbetur një këmbësor, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Fsh.Gerlice, Ferizaj, 30.11.2018-17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Telegrafi.