‘Të ndryshojmë strategjinë dhe të sulmojnë forcat qeveritare të Assadit’, ka qenë ky qëndrimi i më shumë se 50 diplomatëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët kanë kritikuar politikat ushtarake të ndërmarra nga Presidenti Barak Obama në Siri.
Materiali ka rrjedhur përmes një kanali komunikimi jo-zyrtar, por zyrtarët e Departamentit konfirmuar autenticitetin e tij. Diplomatët kanë arsyetuar se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës që vijon prej pesë vitesh.
Politikat e ndërmarra nga Presidenti amerikan Barak Obama në Siri janë kundërshtuar nga afro 50 diplomatë të Departamentit të Shtetit, të cilët përmes firmosjes së një dokumenti kanë kërkuar që forcat ushtarake të sulmojnë drejtpërdrejt forcat e regjimit të Bashar al Assad me qëllim që t’i jepet fund luftës që u ka marrë jetën afro 500 mijë personave.
Dokumenti doli nga një kanal i brendshëm komunikimi dhe u publikua menjëherë nga mediat në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit konfirmuan autenticitetin e materialit, por nuk kanë dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e tij.
Zyrtarët që kanë firmosur dokumentin kërkojnë një ndryshim rrënjësor të strategjisë. Deri më tani, pavarësisht se kanë mbajtur një qëndrim kundër qeverisë Assad, amerikan nuk kanë kryer asnjë sulm të drejtpërdrejtë kundër forcave të regjimit.
Ata kanë mbështetur me trajnime dhe municione rebelët që kërkojnë largimin e Presidentit aktual. Për këtë çështje është pyetur edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai u shpreh se nuk e ka parë ende materialin dhe se do ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës.
Kerry vlerësoi ndër të tjera përpjekjet për rivendosjen e paqes, port tha gjithashtu se e respekton mendimin e lirë të kolegëve të tij.