Antonio Conte shuan spekulimet për largim të mundshëm të Diego Costas.
Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle, ka kohë që po kërkohet nga ish-skuadra e tij Atletico Madrid.
Mirëpo, trajneri i Chelseat nuk dëshiron që të mbetet pa Costan, duke ua bërë më dije të gjitha skuadrave se ai do të qëndrojë në Londër.
“Diego është lojtar i yni, ai është fantastik dhe i pazëvendësueshëm në fazën e sulmit”.
“Ai po ashtu është shumë i lumtur këtu dhe është duke punuar fort që të jetë i gatshëm për stinorin e ri”, ka deklaruar ish-trajneri i kombëtares së Italisë.