Telegrafi

​Chelsea e do Chichariton

Klubi anglez, Chelsea i është shtuar garës për sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez ‘Chicharito’.

Mediat britanike shkruajnë se Blutë e Londrës synojnë që sulmuesin meksikan ta rikthejnë në Premier League.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, në këtë sezon të garave, ka shënuar 22 gola në 43 ndeshjet e paraqitura me Leverkusenin në Bundesligën gjermane.

Raportohet se krerët e Chelseat janë duke përgatitur një ofertë bindëse për lojtarin, të cilin synojnë ta sjellin në ‘Stamford Bridge’