Telegrafi

​Bulliqi u bën thirrje qytetarëve: Mos ndërtoni stane në vijën kufitare me Malin e Zi

Kryesuesi i kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se komisioni ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi dhe sipas tij ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit.

Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar  që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktivitetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi.

Lexo po ashtu Rrënohen stanet në bjeshkën e Ishtedimit, banorët thonë se kjo u bë nga shteti i Malit të Zi

Postimi i plotë i Bulliqit:

“Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit këto ditë, ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.

Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktivitetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi.

Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/