Site icon Telegrafi

​Bella Hadid zbulon pse nuk mund të fle natën

Modelja e njohur ka zbuluar se cilat mendime e mundojnë para se të shkojë për të fjetur. Edhe pse shumë lehtë mund të mendojmë se më së shumti e mundojnë problemet e dashurisë, një gjë e tillë nuk del të jetë ashtu.

Në fakt, Bellën më së shumti e mundon karriera dhe mundësia që të gjitha shumë shpejt mund të përfundojnë.Bukuroshja 20-vjeçare prapa vetes ka një vit të suksesshëm, ku ka debutuar për herë të parë si engjëll i Victoria’s Secret dhe nuk ka revy në të cilën nuk ka marrë pjesë në tri vitet e kaluara.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare

Në një intervistë për “Campelo”, ka pranuar se mendimet për t’i dhënë fund karrierës e mbajnë të zgjuar natën. “Më pëlqen të kënaqem në udhëtime, pasi asnjëherë nuk e di se kur të gjitha mund të përfundojnë.

Ky mendim seriozisht më shqetëson natën kur bie të fle”, tha Hadid. Bella thotë se ndonjëherë punon katër muaj pa ndërprerë dhe merr pushim vikendeve, pas të cilave sërish kthehet në punë.

Ajo në vitin 2014 është regjistruar në studion e fotografisë në shkollën e dizajnit Parsons në Nju Jork dhe një ditë dëshiron të punojë si dizajnuese.

Exit mobile version