Klubi katalanas nuk do të presë më shumë se 10 ditë për një përgjigje nga Hector Bellerin.
Durimi i Barcelonës për të marrë një përgjigje definitive nga mbrojtësi i krahut të djathtë të Arsenalit, për një transferim të mundshëm në Camp Nou, po shkon drejt fundit.
Madje siç shkruan e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, klubi ia ka bërë me dije lojtarit që ka vetëm edhe 10 ditë kohë para se të vendosë të ardhmen e tij.
Gjatë kësaj periudhe Bellerin duhet ta bindë trajnerin e ‘Topçinjve’, Arsene Wenger, për ta shitur në Barcelonë edhe pse francezi deri më tani ka refuzuar të bëjë pazare për këmbëshpejtin 22-vjeçar. /Telegrafi/