Mesfushori italian mbetet dëshira e madhe e Barcelonës.
Marco Verrati është synimi kryesor i Barcelonës në këtë afat kalimtar dhe klubi katalanas nuk dëshiron të dorëzohet për të përkundër rezistencës së Paris Saint-Germain.
Ofertat e deritanishme të katalanasve janë refuzuar nga krerët e PSG-së, të cilët e shohin mesfushorin italian si të pazëvendësueshëm në Paris.
Sipas medieve spanjolle, Barça do të nisë një sulm të ri, duke ofruar 80 milionë euro për 25-vjeçarin, një shifër kjo që padyshim se nuk do të mund të refuzohet lehtë.
Vet Verratti nuk ka mohuar dëshirën që një ditë të veshë fanellën blaugrana. /Telegrafi/