Telegrafi

​Arsenali tashmë ka bërë hapat e parë konkret drejt transferimit që do të çmend Londrën

Arsenali ka bërë hapat e parë konkret drejt transferimit të Dele Allit.

Sipas gazetarit italian, Emanuele Giulianelli, Topçinjtë kanë kërkuar informacione te Tottenhami rreth një transferimi të mundshëm të Allit.

Lexo më shumë: Ky është lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave sipas Dele Allit

Çmimi i 20-vjeçarit është rreth 40 milionë euro dhe kjo nuk pritet të jetë problem për Arsenalin.

Për atë kanë shprehur interesim edhe skuadrat e mëdha angleze pasi konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj në futbollin anglez. /Telegrafi/

Lexo më shumëGolat më të bukur nga sezoni i kaluar në ligat më të mëdha evropiane, në mesin e tyre dhe një shqiptar (Video)