Site icon Telegrafi

​Arsenali interesohet për Niangun

Klubi anglez po monitoron sulmuesin e Milanit, Mbaye Niang.

Arsene Wenger kërkon ta përforcojë skuadrën në fazën e sulmit dhe i ka vënë syrin sulmuesit të Milanit.

Siç raporton Calciomercatoweb, ‘Topçinjtë’, janë të gatshëm t’i ofrojnë Milanit 35 milionë euro për ta lënë të largohet lojtarin, i cili pëlqehet shumë nga Wenger.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet e Lojtarëve

Gjithnjë sipas këtij mediumi, trajneri francez dëshiron që ky transferim të realizohet në muajin janar, pasi që Niang do të mund të luante në Ligën e Kampionëve, meqenëse Milani është jashtë çdo gare evropiane.Për Niang është interesuar edhe kampioni i Francës, Paris Saint-Germain.

Exit mobile version