Pamje tmerruese tregojnë dëmtimet e përgjakshme të një gruaje të sulmuar nga dy meshkuj që vodhën veturën e saj.
Gruaja me emrin Blythe tha se sapo ishte larguar nga një palestër në Birmingham, kur ajo u përplas me dy të panjohur që kërkuan t’i marrin Audi 1.
Ajo ka postuar plagët e saj tronditëse në Facebook, duke shtuar: “Kështu natën e kaluar rreth orës 20:00 derisa po largohesha në palestër unë u sulmova nga dy burra me çekan për hir të një Audi A1. Zonja dhe zotërinj, ju lutemi të gjithë të jeni vigjilentë kur hyni në makinat tuaja pas errësirës. Merrni pak kohë për të kontrolluar zonën përreth dhe për të studiuar njerëzit rreth jush. Qëndroni të sigurt, kurrë nuk e dini se çfarë ka në qoshe”, shkruan Blythe.
Fotot tregojnë Blythe me një njollë gjaku në fytyrën e saj, gjakun e derdhur mbi gjoks dhe lëndimet në sy.
Flokët e saj janë plot gjak në fotot tronditëse pasi ajo u sulmua me çekan, në përpjekje për t’iu kundërvënë sulmuesve që i morën veturën.
Blythe është dërguar për shërim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë në rrjetet sociale u lansua fondi për ta ndihmuar gruan fatkeqe. /kp/Telegrafi/