“Është herët që të mendosh për Porton, pasi nesër kemi një ndeshje për të fituar. Të mendojmë për kampionatin e me pas për ketë ndeshje”.
Kështu është shprehur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes me Palermon për kampionat, skuadër që nën drejtimin e Lopez është më e vendosur.
“Ka ende ndeshje te kampionatit dhe çdo gabim të ndëshkon rëndë. Por, djemtë janë shumë të përgjegjshëm”.
Allegri ka mbrojtur kolegun e Napolit, Maurizio Sarri, të cilin presidenti Aurelio De Laurentiis e ka kritikuar për humbjen me Real Madrid: “Nuk kam polemizuar kurrë për këto çështje, por i bej komplimente Sarri për punën që po bën”.