Site icon Telegrafi

​Aktiviteti fizik, i domosdoshëm për shëndet të mirë

Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetshëm, aq më shumë forcohet ideja se të jesh në formë, mendërisht e fizikisht, duhet të lëvizësh sa më shumë.

Çka mund të jetë e vështirë në këto kohë kur shumë njerëz janë të detyruar të rrinë ulur në tryezën e punës gjatë gjithë ditës. Sipas një studim të kohëve të fundit, edhe nëse qëndron në karrige për një kohë të gjatë, pak orë ecje në javë do të mjaftonin për të qëndruar në formë.

Studimi u realizua nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe Australi. Grupi i shkencëtarëve doli  në përfundimin se të ndejturit ulur nuk është problemi i vërtetë, por është mungesa e aktivitetit fizik, ajo që vret përafërsisht pesë milionë njerëz në vit.

Ndaj, nëse do që të mbrosh shëndetin, sigurohu të lëvizësh në ato momente kur nuk je i detyruar të rrish ulur.

Exit mobile version