Telegrafi

​84 milionë funte për katër yjet e ardhshme të Barcelonës

Barcelona po planifikon të shpenzojë para të mëdha në afatin kalimtar të kësaj verë, si pjesë e procesit të riorganizimit të skuadrës katalanase, raportojnë mediat spanjolle.

‘Blaugranët’ në fund të këtij sezoni do të nisin në një epokë të re pasi Luis Enrique do ta mbyll misionin e tij në fund të këtij sezoni në ‘Camp Nou’.

Disa nga top-lojtarët që mund të zbresin në Barcelonë këtë verë janë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit.

Dhe, siç shkruajnë mediat iberike, gjigantët katalanas janë gati të shpenzojnë deri në 84 milionë funte për të nënshkruar me Philippe Coutinhon (Liverpool), Marco Verrattin (Paris Saint-Germain), Theo Hernandezin (Atletico Madrid) dhe Hector Bellerinin (Arsenal).

Barca është serioze në procesin e rindërtimit dhe lojtarët që i ka në listë i do patjetër. /Telegrafi/