Një shtetas turk është arrestuar dje në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht femrën, shtetase e Belgjikës me të cilën bashkëjetonte.
I njëjti po ashtu ka sulmuar edhe një mashkull shtetas belg që ishte prezent.
Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.