Mbrojtësi spanjoll mbanë të gjalla shpresat për titull edhe pse distanca në tabelë është e jashtëzakonshme.
Të shtunën Real Madridi pësoi humbje në ndeshjen direkte ndaj Barcelonës brenda në Santiago Bernabeu me rezultat 3-0 dhe tani ka një disavantazh prej 14 pikësh me rivalin e saj kryesor, ndonëse ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Mbrojtësi i krahut të djathtë të Realit, që u përjashtua me karton të kuq në këtë takim, pasi largoi me dorë një top nga vija, Dani Carvajal, beson ende se Reali mund të bëjë mrekullinë dhe të kthehet për të luftuar për titullin e kampionit.
“I gjithë ekipi do të jap gjithçka nga vetja, ne do të luftojmë deri në momentin që matematika na e bënë të pamundur për ta fituar titullin e kampionit”, ka thënë ai.
“Jemi 14 pikë prapa Barcelonës, por ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar ashtu siç bëjmë gjithmonë edhe pse do të kemi më shumë presion pasi më nuk ka vend për gabime”, ka theksuar Carvajal.
Messi realizoi dy gola dhe një asistim në El Clasico.
Carvajal ishte një prej lojtarëve që gaboi në këtë duel dhe Reali tash gjendet 14 pikë prapa Barcës. /KP/