Site icon Telegrafi

​Haxhiu: Organizatat joqeveritare po plaçkitin mësimdhënësit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se organizatat joqeveritare po plaçkitin mësimdhënësit.

Ajo në seancën e re të Kuvendit të Kosovës tha mësimdhënësit po plaçkitet nga organizata joqeveritare për trajnime, duke ia marrë nga 250 euro për programin udhëheqje arsimore.

Sipas saj, ky trajnim është i obligueshëm për t’u bërë drejtor. Haxhiu tha se një ndër organizatat është edhe ajo e motrës së deputetes Arbërie Nagavci, e cila po iu bën ftesë mësimdhënësve që të kryejnë këto trajnime, raporton KP.

Exit mobile version