Dukej se gjithçka po shkonte mirë për Emma Holly Morgan, derisa tentonte të filmonte  veten duke dhuruar spektakël me vallëzim ekzotik në një klub të natës.

Zëri i muzikës ishte ngritur në maksimum dhe dritat ishin fikur paksa në momentin, kur ajo u paraqit në skenë pranë shkopit të hekurt e veshur me një fustan të bardhë dhe take të larta, transmeton Telegrafi.


1

Por në momentin që tentoi t’ju dhurojë spektakël klientëve të një lokali të natës në Gluoucester, gjithçka ndryshoi për të keq.

3

Ajo në fillim ishte e bindur se do t’i ngrit temperaturat brenda lokalit me lëvizjet e saj seksi, por befasisht pengohet dhe rrëzohet në tokë, duke mbetur me fytyrë të skuqur që i dështoi paraqitja skenike. /Telegrafi/