Nexhat Demaku më nuk është kryetar i Drenasit, ndaj kjo Komunë duhet të shkojë në zgjedhje të reja më 4 dhjetor.

Nisma për Kosovën ka treguar se garon me Isa Xhemajlin. Ndërsa, kandidaturën tashmë e ka bërë të ditur edhe Naim Bazaj nga Partia Demokratike e Kosovës - edhe nëse nuk do ta ketë mbështetjen e partisë.


Ndërkohë, në selinë e PDK-së mohojnë të kenë caktuar ndonjë emër. Njëjtë, as në LDK nuk e kanë caktuar kandidatin, por konfirmojnë gatishmërinë për zgjedhje.

Për zgjedhjet e 4 dhjetorit të gatshëm janë edhe në AAK. /Klan Kosova/