Avni Dehari, i cili në dy vitet e fundit humbi dy djemtë e tij, Arbënorin dhe Astritin, ia ka kushtuar një poezi djalit të tij Astritit, i cili para dy ditësh vdiq në rethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit.

Poezia, e cila po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se është shkruar nga veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Avni Dehari.


Lexojeni poezinë e Avni Deharit, kushtuar djalit të tij Astritit:PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!?  U hap lajmi si rrufe Lajm ugur po për atdhe, E torturuen pastaj e vranë Astrit Deharin djal bujar. Atje n´burg mbyllun me dry Korba t´zi ia kan msy, U thanë lulet, e thanë barin Kur e vranë Astrit Deharin. Drini Bardhë e ndal valërimin Prizerenit ia vranë gzimin, Kur u vra Astriti djal Po ja qojnë Arbnorit n´varr. O Astrit djal i Arbnisë Djal besnik i Dardanisë, Tanë shoqnia po lotojnë Dhe familjen ta ngushllojnë. Ti ngushllojnë babe e nanë Ta ngushllojnë nusen e re, Tash Arbnorin merre ngryk Se u flijove për atdhe. O Astrit ti lul` bajraku Pa Ty hije ma ska konaku, Mundi yt nuk ka shkue kot Hero i vërtetë për jetë e mot! Avni Dehari