Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike-Industriale sot në Shkup do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me Organizatën Botërore të Zonave të Lira, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja do të jetë mundësi për zgjerimin e rrjetit të kontakteve me investues potencial nga bota, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me zonat e tjera të lira dhe këmbim të përvojave për tërheqjen e investuesve të rinj.
Nga Drejtoria e ZZHTI theksojnë se marrëveshja është në drejtim të punës më efikase të zonave dhe përmirësim të kushteve për punë. /Telegrafi/