Ish futbollisti i Liverpoolit, AC Milanit dhe Fiorentinës, Alberto Aquilani i është bashkuar klubit të Serie A Pescara.
Aquilani u largua prej Sporting Lisbonës në fillim të kësaj vere, pasi kaloi vetëm një sezon në ligën elitare portugeze.
Mesfushori 32-vjeçar, i cili është paraqitur 38 herë për Italinë, ka ndërruar ambient tetë herë përgjatë karrierës 15-vjeçare si futbollist profesionist, transmeton Telegrafi.
“Delfino Pescara 1936 njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Alberto Aquilani, i cili nuk kishte angazhim me ndonjë klub”, shkruan në njoftimin e klubit italian.
Kujtojmë se Pescara luan edhe reprezentuesi shqiptar, Ledian Memushaj. /Telegrafi/