Telegrafi

Zyrtare: Taipi bën hapin e madh, i bashkohet Superligës së Zvicrës

Mesfushori i talentuar, Gjelbrim Taipi ka bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Pas gjashtë muajve të kaluar në Challange League në Zvicër ai do të jetë pjesë e elitës së futbollit zviceran.

Taipi shkëlqeu në Schaffhausen duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e St Gallen që i uroi mirëseardhje Taipit.

Ish-anëtari i Shqipërisë U21 pritet ta thotë fjalën kryesore në mesfushë tek St Gallen pasi klubi u njohur zviceran e sheh si lider mesfushorin nga Tërrnoci.

Pas këtij transferimi, Taipi sigurisht që do të marrë ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë ose ajo e Kosovës pasi niveli i kampionatit zviceran është ndër më të lartit në Evropë.

Kujtojmë që Taipi më parë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Wilin në Zvicër. /Telegrafi/